Rreth Nesh

rreth_nesh_left
rreth_nesh_right

Experiencë e admiruar!

Më shumë se 15 vite përvojë pune, janë fjalët e para me të cilat mund ta nisim secilin rrëfim të kompanisë tonë, ato rrëfime të cilat me vete kanë një punë të vështirë por të vullnetshme dhe të suksesshme. Me përvojën e sjellë nga Zvicra, kompania Elita Kom operon në tregun e Maqedonisë, ku për klientët e saj sjell prodhimin e të gjitha llojeve të dyerve me bazë druri dhe mediapani.

Me themeluesit Asllan Xhelili dhe Latif Xhelili arriti që të jetë kompani e përmendur për kualitet dhe konkurent kryesor në tregun e vendit. Edhe sot kompania ecën me hapa të suksesshëm në treg duke u bazuar në përkushtimin e udhëheqësit të saj kryesor Valmir Xhelili. Kompania vazhdon të zhvillojë tregun e saj gjithmonë e më shumë, duke sjellë risi dhe garancion për produket që ofron.

Realizimi i çdo ëndrrë që ju keni, është qëllimi ynë kryesor!

Elita Kom
Exclusive Doors
Çka thuan për ne
Me Elita Kom nuk do të ndjeni fare as edhe zhurmën më të vogël gjatë mbylljes dhe hapjes së dyerve. Janë një melodi e përkryer relaksi dhe qetësie.
B. Mustafi, klient.
Dizajni dhe konstruksioni

Dizajni dhe konstruksioni

Dyert janë gjithmonë pjesa më e rëndësishme e ambientit ku jetoni, sepse ato e ndajnë pjesën e jashtme dhe të brendshme të hapësirave, adnaj duhet të jeni të kujdesshëm për përzgjedhjen e kualitetit dhe mënyrën e prodhimit të tyre. Ato gjithashtu janë edhe pjesa e dukshme e çdo objekti, gjë e cila ka rëndësi shumë në dizajnin e dyerve. Elita Kom ju ofron plotësimin e të gjithë këtyre parametrave për të qenë të saktë dhe korrekt ndaj klientëve!

Për të zgjedhur dyert tuaja ju fillimisht duhet të:

  • Imagjinoni dizajnin tuaj
  • Ta ndani atë me ne
  • Ta plotësoni shtëpinë tuaj